Në rruget e tjera dëgjoheshin aty-këtu britma fatkëqijsh, që i zvarrisnin për flokësh, per t'i çuar në Degë. Fajësoheshin se gjatë mitingut të përmortshëm, në vend që të qanin a, së paku, të psherëtinin, kishin qeshur e, ndonëse ata bënin be e rrufe se s'kishin qeshur aspak e, përkundrazi, kishin qenë të vrarë në shpirt si të gjithë, por që as vet s'e dinin pse, e qara befas u qe kthyer në ngërdheshje, madje, shtonin se s'ishte hera e parë që u ndodhte kjo, askush nuk i besonte e, në vend t'i dëgjonin, i godisnin më fort.
Ismail KadareTags: kadare ngërdheshje shqiptari
Page 1 of 1.
©gutesprueche.com
Data privacy
Imprint
Contact
Wir benutzen Cookies
Diese Website verwendet Cookies, um Ihnen die bestmögliche Funktionalität bieten zu können.